ZYRTARE: Kukësi transferon sulmuesin e Kombëtares shqiptare, kontratë 2-vjeçare

Skuadra e Kukësit ka bërë një goditje të madhe në merkato.

Mbrëmjen e sotme verilindorët kanë zyrtarizuar nënshkrimin e kontratës 2-vjeçare me sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Enis Gavazaj.

Me ardhjen e Gavazajt, por edhe me Valdet Ramën, Vasil Shkurtajn dhe Eduart Rrocën, sulmi i Kukësit për sezonin e ri duket “i frikshëm” për mbrojtjet kundërshtare.

Gavazaj ka qenë pjesë e Skënderbeut të Korçës në sezonet 2016-2018, ndërsa vitin e kaluar e kaloi në huazim mes rusëve të Yenniseyt në fazën e parë dhe bjellorusëve të Dinamos së Minskut në të dytën.

Sulmuesi nga Zhuri i Prizrenit është bërë pjesë e Kombëtares Shqiptare në vitin 2018 dhe ka luajtur 3 takime, në kohën kur trajner ishte Christian Panucci.