Lëvizjet frikacake të qeverisë/ Urdhërojnë punonjësit e Teatrit Kombëtar të heqin pajisjet e fundit në mesnatë

Zhvillime të reja nga çështja e Teatrit Kombëtar.

Teksa Aleanca për mbrojtjen e tij po qëndron ditë-natë për të penguar shembjen e tij, qeveria bën lëvizjen e rradhës.

Sipas asaj që mëson Syri.net nga një prej aktorëve të Teatrit, punonjësit janë urdhëruar që sot në mesnatë të vijnë pranë godinës për të hequr pajisjet e fundit.

Sipas mesazhit, punonjësve u është ofruar edhe siguri pasi do të jenë gjatë gjithë kohës të shoqëruar nga forcat e policisë.

A po shkon qeveria drejt shembjes së godinës? Kjo mbetet për tu parë, por Aleanca për Mbrojtjen e tij dhe opozita janë shprehur të vendosur të rezistojnë deri në fund me çdo çmim. /Syri.net