EMRAT/ ‘Toyota Yaris’ nis hetimi në Belgjikë, ja kush janë dy të pandehurit që do merren në pyetje

Prokurorët e Belgjikës thuhet se kanë marrë në pyetje dy nga të pandehurit e dosjes ‘Toyota Yaris’.

Ata janë Edi Lika dhe Klevi Cani, ndërkohë që ditën e nesërme prokurorët do të marrin në pyetje edhe dy të pandehur të tjerë, të cilët mësohet se janë Alban Mullaymeri dhe Agim Ceka.

Lajmi bëhet i ditur nga burime të Fax Neës

Aktualisht personat e proceduar në Belgjikë për dosjen e “Toyota Yaris” janë Alfred Vladi, Elvis Vladi, Edi Lika, Agim Ceka, Alban Mollaymeri, Niman Nimani, Alman Nimani, Albana Vladi, Arianit Nimani, Drita Sopo dhe Driton Hakaj.

Kujtojmë gjithashtu se gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës në automjetin tip ‘Bizark’ të drejtuar nga shtetasi Agim Çeku dhe pronar Klevi Lika (Cani), në 2 automjete të ngarkuar në të, tip ‘Toyota’ janë gjetur një shumë e konsiderueshme eurosh dhe franga zviceriane, të padeklaruara. Gjithashtu janë ushtruar kontrolle në banesat dhe ambjente të tjera të personave të dyshuar.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

3,366,800 euro dhe 100 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara;

80,000 franga zvicerane.

10 automjete, nga të cilat 7 automjete të tipit ‘Toyota Yaris’, 1 tip ‘Alfa Romeo’, 1 tip ‘Opel’ dhe 1 tip ‘Bizark’.

1 armë kallashnikov me 2 krehëra fishekë, gjetur nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit A.Çeka;

1 radio policie;

7 telefona celularë.

Ndërkohë që dihet që denoncimin e parë për Toyota Yaris e bëri kreu i PD-së, Lulzim Basha, ku akuzoi në parlament Taulant Ballën për pastrim parash.