Haradinaj në Çim Peka LIVE citon Ibrahim Rugovën: Kryet ma hiqni, por mendjen s’ma ndërroni

Ramush Haradinaj citon presidentin Ibrahim Rugova në intervistën ekskluzive për Syri.net dhe Syri TV.

Teksa komentonte përballë gazetarit Çim Peka aktualitetin politik në Kosovë dhe rajon, Haradinaj u shpreh i vendosur në idetë e tij për të mbrojtur Kosovën nga ajo që ai e quan Dodik Republika.

 “Unë nuk shkoj hapa pas armiqve të vendit tim. Ibrahim Rugova ka thënë më herët “kryet ma hiqni, por mendjen s’ma ndërroni”. Nuk mund të prekni në territor të Kosovës, nuk mund të mashtroni shqiptarët.

Ai u shpreh i vendosur se taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet derisa Beogradi të njohë Republikën e Kosovës.

“Putin nuk ka vend në Kosovë. Taksa nuk hiqet deri në njohje. Gabohet kush mendon se taksa hiqet”, deklaroi Haradinaj.

Intervista: