Haradinaj për Çim Peka LIVE/ '8 Shtatori referendum, jo thjesht zgjedhje. Shteti në pikëpyetje'

Në intervistën ekskluzive për Çim Peka LIVE ne Syri TV, Ramush Haradinaj është shprehur se zgjedhjet e 8 shtatorit në Kosovë nuk janë thjesht zgjedhje, por referendum.

Sipas tij, është referendum pasi temat janë shumët ë mëdhaja.

Sipas tij, në Kosovë nuk duhet të ketë Dodik republikë, ndërsa ftoi spektrin politik në vend të bëhet bashkë për taksën ndaj Serbisë.

I pyetur nga gazetari Çim Peka se, "keni zgjedhur referendumin, më shumë se sa zgjedhjet?", Haradinaj e aprovoi këtë gjë.

“Është referendum pasi temat janë shumë të mëdhaja, kombëtare. Është shteti në pyetje.  E bën jofunksionale Kosovën. Taksa ndaj Kosovës nuk është pranuar nga i gjithë spektri politik, siç ishim për Trepçën, ushtrinë. Shumë gabim. I ftoj të bëhemi bashkë, të mbrojmë shtetin”, deklaroi Haradinaj.