Milani bën ‘goditjen’ e tretë në merkato, transferon lojtarin e talentuar

Milani ka gati edhe prezantimin e futbollistit të tretë të afruar në këtë merkato vere.

Bëhet fjalë për kampionin e freskët të Afrikës me Algjerinë, Ismael Bennacer, duke marrë edhe çmimet personale si ‘Futbollisti më i mirë i turneut’ dhe ‘Futbollisti i ri më i mirë i turneut’.

Ish mesfushori i Empolit mbërriti paraditen e sotme në Milano për të kryer vizitat mjekësore, të cilat i kaloi me sukses dhe më pas është zhvendosur në zyrat e klubit kuqezi, për të nënshkruar kontratën 5-vjeçare nga e cila do të fitojë 1.5 milionë euro në sezon.

Për të marrë kartonin e algjerianit, Milani derdhi në arkat e Empolit 16 milionë euro dhe 2 të tjera në formë bonusi. Më parë Milani ka nënshkruar me Rade Krunic dhe Theo Hernandez.