VIDEO/ Kjo është mënyra se si 'fshihet' me lazer 1 tatuazh

Procesi i zhdukjes së një tatuazhi nuk është aspak i lehtë. Përkundrazi është i dhimbshëm dhe madje edhe i rrezikshëm për shëndetin e një njeriu.

Kjo video tregon mënyrën se si një ekspert i kësaj fushe është duke pastruar tatuazhin nga krahu i dikujt dhe duket se lazeri është aq i fuqishëm sa e ndan bojën në pjesë të ndryshme përmes djegieve poshtë lëkurës.

Duket se vetë lëkura pëson djegie të dukshme të cilat me kalimin e kohës pastrohen dhe rigjenerohen nga sistemi imunitar i vetë organizmit.

Procesi zgjat në varësi të madhësisë së tatuazhit. Nëse është një tatuazh mesatar duhen 10-12 sesione pasi është një proces shumë delikat dhe i ngadaltë.

Madje në disa raste është e domosdoshme të bëhen edhe disa shtresa djegiesh njëra pas tjetrës në mënyrë që ky tatuazh të eliminohet plotësisht nga trupi.

Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net