Mesfushori ndërpret me mirëkuptim kontratën me Kukësin

Arbër Çyrbja nuk do të jetë më një lojtar i Kukësit. Para disa ditësh ka qenë vetë lojtari që e ka konfirmuar këtë fakt me anë të rrjeteve sociale, por sot vjen dhe zyrtarizimi nga Klubi verilindor.

Mesfushori ka ndërprerë me mirëkuptim marrëveshjen me skuadrën.

25-vjeçari ka luajtur 49 ndeshje me fanellën blu dhe ishte pjesë e skuadrës vetëm për një sezon.

Ky është vetëm fillimi i largimeve nga Kukësi, pasi klubi pritet t’iu japë “duart” edhe futbollistëve të tjerë.