FOTO/ Kastro Zizo i'u kundërpërgjigjet të gjithë atyre që donin me të vërtetë që ai të kishte kancer

Këngëtari i njohur, Kastro Zizo i habiti  fansat me një deklaratë që bëri së fundmi në profilin e tij në “Instagram”.

Ai publikoi një fotografi ku shfaqet së bashku me një mace, teksa aty shkruan se janë të dy me kancer pemësh ahu.

“Jemi të dy me kancer (pemët të vetme gjallesa që nuk sëmuren nga kanceri në tokë) #djali_me_lule_ne_koke #Nina #balerina”, shkruan Kastro krahas fotos.

Në rrjet u përhap menjëherë lajmi se Kastro vuante nga sëmundja e rëndë, ndërsa vetë këngëtari ka vendosur të sqarojë gjithçka ditën e sotme.

Në një postim në Instastory, ai i kundërpërgjigjet të gjithë atyre që donin me të vërtetë që ai të kishte kancer.

“Një kundërpërgjigje ndaj atyre që më donin vërtet me kancer, një emër që duhet respektuar para se t’më bësh shok me të. E gjitha ishte një lojë fënde ndaj rracës së keqe që po rritet.

Nëse vërtetë do kisha kancer dhe do më thoninn që i kam dhe nja 6 muaj jetë, hahaha… besomëni që do ishin së paku nja 12 vrasje të pashpjeguara dhe nja 30 të vërtetuara. Kështu që jam shëndoshë e mirë miq. Ju dua.”- shkruan Kastro në postim.