FOTO/ Ilda Bejleri e ngacmoi për ish të dashurin Bekim Balajn, ja si i përgjigjet Einxhel Shkira

Einxhel Shkira është një nga vajzat më seksi dhe më të komentuara në showbizin shqiptar.

Përsa i përket çështjeve të dashurisë, emri i saj gjithmonë lakohet.

Dhe një nga lidhjet që u përfol gjatë për moderatoren ishte me  futbollistin e Kombëtares Bekim Balaj me të cilin thuhet se bukuroshja ka pasur një histori dashurie e që më pas përfundoi dhe ky i fundit u lidh me moderatoren kosovare Elita Rudi.

Dhe diten e djeshme në programin ‘E diell’ dy modertoret Ilda Bejleri dhe Einxhel Shkira ishin vendosur në një lojë përballë vajzave për të pasur një seancë pyetje-përgjigje nga ato më pikantet.

Kur rradha i erdhi Einxhelit për ta ngacmuar Ildën ajo e pyeti se cili e cili nga futbollistët i duket më i zgjuari.

Ilda u përgjigj se këdo ka intervistuar kanë qenë interesant, por mbresa i ka lënë Bekim Balaj.

Menjëherë publiku ka shpërthyer në të qeshura sepse Bekim Balaj njihet edhe për romancën që ka pasur më parë me Einxhelin.

Megjithatë, kjo e fundit ka reaguar shumë mirë. Pasi ka qeshur në studio, e ka publikuar sërish videon në Instastory ku ka shkruar: “Ilda Bejleri është lojëtare aq e mirë sa të bën të bësh autogol” .