FOTO/ Ish-banori i Big Brother Diedon Musa fejohet me të dashurën super yll

Një nga ish-banorët më të komentuar të "Big Brother Albania" ka qenë Diedon Musa i cili u bë shumë i njohur në edicionin e 8 të reality showt dhe u përfol shumë për lidhjen e tij me Alba Çobaj.

Pas përfundimit të aventurës në Big Brother, Diedoni dhe Alba i dhanë fund lidhjes dhe secili vazhdoi jetën e tij.

Ai u tregua shumë diskret për jetën private dhe rrallëherë dilte në media, mirëpo pak muaj më parë prezantoi për të gjithë partneren e re e cila ashtu si dhe Diedoni është dentiste.

Diedoni tha se ishte shumë i dashuruar me vajzën në fjalë dhe se gjërat mes tyre po shkonin mirë.

Siç duket tashmë lidhja e tyre është zyrtare pasi së fundmi, ish-banori ka zbuluar se është fejuar.

Ai ka publikuar një foto të shkëputur nga fejesa ku shihet së bashku me prindërit e tij dhe me të dashurën e cila ka veshur një fustan të gjatë jeshil.