Mijëra amerikanë firmosin peticionin ‘Le të vërshojmë në Trekëndëshin e Bermudës, nuk na gëlltit dot të gjithëve’

Peticione të shumta janë ndërmarrë online në lidhje me udhëtimet dhe vendet më të vizituara gjatë pushimeve verore të këtij viti.

Ditë më parë, miliona amerikanë u shprehën të gatshëm të mblidhen në 20 shtator, me qëllim që të vërshojnë masivisht drejt bazës sekrete amerikane ‘Area 51’ në Nevada.

Qëllimi i tyre është të marrin vesh njëherë e mirë nëse brenda fshihen alienë. Kjo bazë është nga më të famshmet për teoritë konspirative me alienë.

Peticioni mban titullin: ‘Le të vërshojmë në ‘Area 51, s’na ndalojnë dot të gjithëve’.

Mirëpo së fundmi në internet ka nisur firmosja e një peticioni tjetër me titull ‘Le të vërshojmë në Trekëndëshin e Bermudës, nuk na gëlltit dot të gjithëve’.

Deri tani 18 mijë persona kanë firmosur.