Temperatura në rritje dhe pa reshje shiu/ Ja si nis java në Shqipëri

Parashikimi i motit, e hënë 22 Korrik, sipas Insitutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit

RESHJET

Nesër (e hënë, dt.22), në përgjithësi, nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Mundësia për ndonjë shtrëngatë gjatë pasditeve është mjaft e vogël.

TEMPERATURAT

Nesër (e hënë, dt.22) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 32 °C

në vendet e ulëta: 22 / 35 °C

në vendet malore: 18 / 31 °C

ERA

Nesër (e hënë, dt.22) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, por deri mesatare gjatë pasditeve, sidomos në qarqet e Veriut.