I dënuar me burgim të përjetshëm/ Celulari i bën gropën 28-vjeçarit shqiptar në Gjermani

Mesditën e djeshme, policia e Mindelheim në Gjermani, ka ndaluar një 28-vjeçar shqiptar, i cili u kap duke folur në telefon teksa përdorte automjetin e tij.

Policia e ka ndaluar per telefonin, por pas kontrollit policët zbuluan se personi i ndaluar ishte në kërkim për një vrasje të ndodhur në Kosovë.

Për të, autoritetet e Prishtinës kishin lëshuar kërkimin ndërkombëtar, ndërsa tani pritet ekstradimi i tij.

Kujtojmë se personi në fjalë, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur, është dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykatat e Kosovës.