Ndërhynë për të shuar sherrin/ Rrihen dy policët në Vlorë
Dy policë të patrullës së përgjithshme janë dhunuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.
Sipas asaj që raporton Report TV, policët kanë ndërhyrë për të ndaluar përshkallëzimin e sherrit mes 4 personave që po konfliktoheshin me njëri tjetrin, ndërsa si përgjigje kanë marrë disa grushta
Mësohet se policët kanë pësuar dëmtime në fytyrë për shkak të goditjeve. Ndërsa ende nuk ka informacione nga uniformat blu të qytetit bregdetar nëse agresorët janë ndaluar apo jo...