VIDEO/ Zëvendësohet në pjesën e dytë, shihni si reagon Ronaldo ndaj Sarrit

Cristiano Ronaldo filloi sezonin me Juventusin duke shënuar gol ndaj Tottenhamit, por bardhezinjtë u mundën në fund me një super gol të Harry Kane nga gjysma e fushës.

Ishte minuta e 61-të kur sulmuesi portugez u detyrua të lërë fushën me urdhër të Sarrit, që në vend të tij u fut në lojë De Sciglio.

Momenti i daljes nga fusha të 34-vjeçarit është kapur nga kamerat, teksa Sarri e pret për t’i dhënë shpjegime për këtë zëvendësim dhe Ronaldo që shihni në videon e mëposhtme si reagon.