Situatë e tensionuar te 'Astiri'! Policia rrethon zonën, banorët të vendosur: I mbrojmë pronat me jetën tonë

Banorët e Unazës së Re vijojnë si çdo ditë protestën e tyre disa-mujore në mbrojtje të banesave të tyre.

Situata sot është e tensionuar pas prezencës së shtuar të forcave të policisë, çka ka bërë që banorët të dalin të përgatitur në rrugë.

Gjatë fjalës së tij, ish deputeti Klevis Balliu i kërkoi qeverisë të mos provokojë, ndërsa banorët deklaruan edhe një herë se, “do ti mbrojmë me jetë pronat tona”.

Në mbështetje të protestës kanë shkuar edhe dy zyrtarët e lartë të LSI, nënkryetari Petrit Vasili dhe sekretari i përgjithshëm Endrit Braimllari.

Protesta LIVE në Syri TV: