VIDEO/ Noizy publikon këngën e tij të re, do të jetë hiti i diskove verore në plazh

Noizy ka ndarë dje me ndjekësit në Instagram një fotografi nga fëmijëria me të cilën njoftoi orën e publikimit të këngës.

Në postimin e bërë ai kishte shkruar: “Me nona Leme katër muajsh. Dhe sonte del kënga ‘Skan Besu’ nga ora 20:00”. Dhe pikërisht në orën paralajmëruar, reperi më i kërkuar shqiptar ka publikuar këngën e tij të re.

Vetëm pak pas pulikimit kënga filloi të pëlqehej në masë dhe sipas komenteve të shumta të bëra në adresë në Noizy në rrjetet sociale, ajo do të jetë hiti i kësaj verë në diskot verore në plazhet shqiptare dhe jo vetëm.

Kur ende nuk kanë kaluar 24 orë kënga “Skan Besu” numëron mbi 800 mijë klikime.  

Brenda tre muajve kjo është kënga e tretë e reperit.

E fundit e tilla është dueti me Snik ‘Neë Benz’ e cila ende po vazhdon të dëgjohet nga publiku dhe deri më tani ka arritur mbi tre milion klikime në Youtube.