Lojtari largohet nga grumbullimi me Milanin, transferohet diku tjetër

Milani po mendon të bëjë goditje të madha në merkato, por më parë do t’i duhet që të shesë lojtarë.

Dhe tashmë duket se është gati për përfundimin e operacionit të parë në dalje.

“Spormediaset” ka zbuluar se Milani ka gjetur akord me Monacon për të shitur kartonin e sulmuesit portugez,Andre Silva, për 30 milionë euro, përfshirë edhe bonuset. Ndërsa detajet e kontratës së 23-vjeçarit nuk janë zbuluar ende.

Me të mbyllur këtë transferim, Maldini do të depozitojë një ofertë zyrtare tek Atletico Madrid për të marrë shërbimet e Correa, për të cilin klubi madrilen kërkon 50 milionë euro.