E pyesin sërish për Mustafa Nanon, Ilda Bejleri kthen përgjigjen epike

Ajo e quajti ‘llum’ i opinionistëve ndërsa ai e kritikoi ashpër për veshjen dhe paraqitjen e saj në emisionet sportive. Është ende i freskët konflikti midis dy moderatorëve të njohjur Ilda Bejleri dhe Mustafa Nano, të cilët për njëfarë kohe përdorën çdo media të mundshme për të folur për njëri-tjetrin duke mos kursyer asnjë sharje dhe ofendim.

Së fundmi është rikthyer kjo situatë pasi në rubrikën e Instagram më drejto një pyetje dikush nuk ka ngurruar ‘të ngacmojë’ përsëri Ilda Bejleërin:

Çfarë mendimi ke për Muç Nanon se e kam me merak? Ka pyetur një nga ndjekësit.

Përgjigja e moderatores është epike:

Aman mos e zgjo se e ka zënë gjumi… ka shkruar Ilda me ironi në Instastorin e saj.