Hollandë/ Ja si e vranë Festim Laton, i ashtëquajturi President i Çamërisë

Sipas burimeve të policisë hollandeze mësohet se mbrëmë në darkë dy persona e kanë ftuar për kafe Festim Laton. Ai sapo ka dalë në prag të shtëpisë është qëlluar me armë dhe ka mbetur i vdekur në vend.

Njoftimin e vrasjes e ka bërë një farë Angelo Aliu, i cili firmos si Ali Aliu, kryeministër i Republikës së Çamërisë. ai shkroi në facebook se është vrarë në Hollandë pas një atentati Festim Lato.

Motivet e vrasjes nuk bëhen me dije në njoftimet në fjalë, të cilat janë publikuar edhe në faqen e vetë të ndjerit.