", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Felix debutim katastrofë, dëmtohet ‘120 milionëshi’ i Atletico Madridit

Joao Felix ka bërë startin më të keq të mundshëm me Atletico Madridin. Mister ‘120 milionëshi’ pësoi një dëmtim të papritur në ndeshjen debutuese kundër Numancias.

Me lëndimin e pësuar, dyshimet janë të mëdha mbi gjendjen fizike të Felix, i cili këtë verë erdhi tek Atletico për shumën e 120 milionë eurove.

Lojtari portugez luajti më pak se 30 minuta në ndeshjen e tij të parë, por këto minuta u vlerësuan të ishin pozitive për të. Nuk dihet akoma se sa do të mungojë Joao Felix, por skuadra është me shpresën që dëmtimi të mos jetë serioz.

Kujtojmë që Atletico fitoi me rezultatin 3-0 përballë Numancias, ndërsa golat u shënuan nga Victor Vitolo, Ivan Saponjic, dhe Felipe.