Pritet transferimi i belgut, Conte: Lukaku mund ta përmirësojë skuadrën e Interit

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka komentuar transferimin e mundshëm të Romelu Lukakut drejt “San Siro-s”.

Conte ka kërkuar nga drejtori sportiv i skuadrës që të bëjë të pamundurën për të kompletuar transferimin e belgut, pasi skuadra ka vetëm Lautaro Martinez për fazën ofensive.

 “Nuk është e drejtë që të flasim për lojtarët e Manchester United. Ne duhet të tregojmë respekt për skuadrën dhe për lojtarët e tyre” ka thënë Conte.

“Kam thënë dje se Lukaku është lojtar që më pëlqen shumë. Më pëlqen, sepse e shoh si lojtarë që mund ta përmirësojë shumë skuadrën e Interit “, ka vijuar trajneri italian.

Inter deri në këtë pikë kanë ofruar 60 milionë euro për shërbimet e Lukaku, por Manchester United ka refuzuar gjithçka, megjithëse negociatat nuk janë ndërprerë.