Arratisja spektakolare nga burgu, arrestohen dy shqiptarët me burgim të përjetshëm

Dy të burgosur shqiptarë të cilët u arratisën në mënyrë spektakolare nga burgu i Kassandrës në Halkidiki në Greqi, nuk kanë mundur ta shijojnë gjatë lirinë.

Liria e tyre ka zgjatur vetëm dy ditë, pasi sot janë vënë në pranga nga policia greke.

Shqiptarët e dënuar me burgim të përjetshëm u arratisën nga qelitë mbrëmjen e 16 korrikut pa u vënë re.

Ata ishin dënuar me burgim të përjetshëm nën akuzën e  vrasjes së mbetur në tentativë dhe tjetri për vrasje të qëllimshme.

Mungesa e tyre në qeli u konstatua gjatë numërimit të mëngjesit të së martës, ku i mungonin  apelit të mëngjesit.