FOTO/ Milioneri arab i thotë prezantueses dë njohur: 'Të jap 50 mijë euro për një natë!' Ja si u përgjigj ajo

Lauren Goodger është një ndër prezantueset më të njohura në Britaninë e Madhe. Ajo ka marrë disa oferta të majme nga një milioner arab, i cili ishte “tërbuar” pas formave dhe trupit të Lauren.

Siç shkruajnë mediat britanike, milioneri arab kërkonte vetëm një natë me prezantuesen dhe në këmbim do t’i ofronte 50 mijë euro.

Lauren u bë shumë e famshme pas një videoje, ku shfaqej me të dashurin e saj, Jean McLean. Kjo video bëri që prezantuesja të marrë oferta të shumta e një ndër to ishte nga milioneri arab.

Këtë e ka treguar vetë Lauren në një intervistë, duke zbuluar se ai i kishte ofruar 50 mijë euro. Prezantuesja deklaroi se nuk e pranoi ofertën milionerit arab.