Sherr me policin e zonës/ Arrestohen 3 persona për vepra të ndryshme penale

Tre persona janë vënë në pranga në qytetin e Sarandës për vepra të ndryshme penale.

Të arrestuarit janë V. B., 16 vjeç, banues në Sarandë, B. B., 52 vjeç, banues në Delvinë dhe L. Ç., 54 vjeç, banues në Lushnje.

Arrestimi i V.B - Arrestimi i tij u bë në lagjen nr.1 Sarandë, pasi pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin E.Ç., shtetasi V. B., ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë V.A., i cili ky i fundit ka ndërhyrë për të shuar konliktin por ka mbetur i dëmtuar vetë. Gjithashtu, policia ka proceduar në gjendje të lirë shtetasit S.B dhe F.B (50 dhe 20 vjeç) për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".

Arrestimi i B.B - Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas u kap në rrugën e quajtur "Kthesat e Gajdarit" duke drejtuar automjetin Mercedes Benz në gjendje të dehur.

Arrestimi i L.Ç - Arrestimi i tij u bë në plazhin e Himarës, pasi u kap duke ndërtuar një objekt pa lejen e organeve përkatës.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprime të mëtejshme proçeduriale.