", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Simulim alla Neymar, futbollisti algjerian ‘poshton’ rrjetet sociale

Algjeria fitoi me rezultatin minimal 1-0 ndeshjen kundër  Senegalit, në finalen e kupës së afrikës.

Lojtarët e kombëtares algjeriane e mbrojtën me forcë rezultatin, që ishte zhbllokuar që nga minuta e dytë e takimit me anë të Bunexhah.

 Ndërkohë që Algjeria udhëhiqte 1-0 dhe Senegali po përgatitej për një goditje këndi në favor, Sofian Feguli i befasoi të gjithë.

29-vjeçari i Gallatasarajit mori një goditje të lehtë me bërryl nga Sadio Mane, qëndroi pak në këmbë dhe më pas u shtri në fushën e blertë sikur të ishte goditur me plumb.

Një episod i turpshëm që të kujton brazilianin Neymar.

Ironitë e tifozëve në rrjetet sociale nuk munguan, duke e quajtur lojtarin si kushëririn e Neymar.