Lazio: Saviç largohet nëse vjen kjo shumë...

E ardhmja e Sergei Milinkoviç-Saviç  mbetet e gjitha për t’u parë.

Sipas asaj që shkuran ”Corriere della Sera”, presidenti, Claudio Lotito, i ka premtuar lojtarit se do ta lejojë të largohet , nëse për të vjen një ofertë prej 80 milion eurosh.

Shumë klube evropiane kanë shfaqur interes, por ato ekipe që mund të jenë dhe të pëlqyerat e Saviç, janë dy.

Bëhet fjalë për PSG dhe Manchester United, këto dy klube janë shumë më pranë transferimit të lojtarit.