'Sa të vegjël duken pushtetarët e politikanët shqiptarë sot para Ramush Haradinajt'

Anëtari i Kryesisës së PD, Tomor Alizoti e quan akt fisnik vendimin e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për tu dorëhequr pas thirrjes së bërë nga Gjykata Speciale.

Sipas ish diplomatit të njohur, sot politikanët dhe pushtetarët shqiptarë duken shumë të vegjël para Haradinajt.

“Mbi 100 vjet shtet e askush nuk e mori kurajon të dorëhiqej, të vinte fatet e kombit para interesave personale. Sa të vegjël duken pushtetarët e politikanët shqiptarë sot. Respekt për fisnikërinë Ramush Hajradinaj!”, shkruan Alizoti në reagimin e tij.

Kjo është hera e tretë që Haradinaj thirret në Hagë. Në dy herët e shkuara ai ka fituar pafajësinë. /Syri.net