Pyetje 1 milion dollarëshe/ 'Kush po gëzon më shumë sot; Vuçiç apo dy vëllezërit e tij shqipfolës?'

Për dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pasur reagime të shumta në Prishtinë e Tiranë.

Shumica vlerësojnë aktin e tij prej shtetari dinjitoz dhe shprehin mbështetje për të.

Por ajo që bie në sy deri më tani të paktën, është mungesa e një reagimi nga kryeministri Edi Rama.

Nisur nga heshtja e kreut të qeverisë në Tiranë, i cili ka patur disa përplasje publike me homologun e tij në Prishtinë, dhe nga prapaskenat që përfliten lidhur me dorëheqjen e Haradinajt, Genc Sejko ngre një pyetje e cila kërkon një përgjigje.

“Kush po gëzon më shumë sot; Vuçiç apo dy vëllezërit e tij shqipfolës?”, pyet Genc Sejko në një postim të tijin në rrjetet sociale.

Përgjigjen jepeni vetë... /Syri.net