Me bikini në fushë basketbolli, Xhensila: Jeta është një lojë…

Ish banorja e Big Brother, Xhensila Pere nuk ngurron së provokuari. Ajo ka postuar së fundmi në “Instagram” një foto ku shihet me bikini në një fushë basketbolli.

Në super formë, Xhensila shkruan: “Jeta është një lojë. Gjithçka që duhet të bësh është të dish si të luash”.

Ndonëse ka kaluar shumë kohë nga pjëmarrja e saj në spektaklin e BB, Xhensila është munduar që me foto të këtij lloji të mos e humbasë vëmendjen. Dhe duhet thënë se ia ka arritur deri më tani qëllimit…