Sherri në stërvitjen e Tiranës mes Hasanit dhe Torasës ka pasoja për...

Futbollisti i Tiranës, Edon Hasani, është pezulluar nga klubi pas incidentit me Torasën gjatë stërvitjes në Ohër.

Përplasja ka qenë e fortë, madje janë ngritur edhe duart, aq sa janë futur për t’i ndarë lojtarët e tjerë të skuadrës dhe stafi teknik.

Mësohet se shkodrani ka debatuar edhe me trajnerin Mema, kësisoj drejtuesit bardheblu kanë vendosur ta pezullojnë golashënuesin e sezonit të kaluar.