Bashkëpunimi Luanës me Faydee, kopje identike e kësaj kënge për fëmijë? Komentuesja i nxjerr zbuluar, por si reagon Luana

Luana Vjollca dhe Faydee kanë publikuar bashkëpunimin e tyre 'Yalla Habibi', një bashkëpunim që ka rezultuar mjaft i suksesshëm që në ditën e parë me klikimet.

E megjithatë duket se dhe pas këtij bashkëpunimi, u gjet nga është "kopjuar", por këtë herë ndryshe nga çdo herë tjetër, bëhet fjalë për një këngë për fëmijë.

Ka qenë pikërisht një komentuese në profilin e Luanës e cila e ka zbuluar këtë gjë dhe sigurisht Luana nuk mund t'a injoronte teksa ka qeshur me ngjashmërinë e gjetur.