FOTO/ 'Çmendet' Trejsi Sejdini/ Shpenzon 60.000 dollar vetëm për një aksesor

Modelja Trejsi Sejdini është një nga personazhet më të përfolura të showbizit shqiptar.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale ku publikon shpesh foto e video nga më të ndryshme për ndjekësit e saj.

Nuk mungojnë as fotosesionet provokuese, por edhe ekspozimi i jetës luksoze që bën.

Aktualisht, Trejsi ndodhet në Rio De Janeiro me pushime nga ku ka publikuar shumë foto e video, por imazhi i fundit ishte me të vërtetë interesant.

Modelja seksi na ka treguar orën që mban në dorën e saj dhe bëhet fjalë për një “Audemars Piguet Royal Oak Offshore Chrono” e bardhë që kushton rreth 78 mijë dollarë, ndoshta edhe më shumë sepse Trejsi ka shkruar që është “version i limituar”.