Prezantimi/ De Ligt zgjedh numrin e fanellës te Juventusi: Është një hap i madh!

Mëngjesin e sotëm Juventusi ka prezantuar blerjen më të fundit, Matthijs De Ligt.

Në ambientet e “Allianz Stadium” mbrojtësi i talentuar nënshkroi kontratën 5-vjeçare me “Zonjën e Vjetër” ndërsa në fanellë do të mbajë numrin 4, shkruan “Sportmediaset”, raporton SYRI.net.

Gjatë konferencës për mediat, De Ligt ka thënë fjalët e para si bardhezi.

“Jam ende i ri, por kam luajtur me Ajaksin shumë minuta në fushë dhe dua të mësojë më shumë nga të tjerët, sepse sapo kam filluar. Është një hap i madh, i pari jashtë Holandës dhe unë duhet të ambientohem. Shpresoj të paguaj përzemërsinë  e madhe të tifozëve. Unë kam qenë rreth 7 vjeç dhe nëse je mbrojtës dihet se kë mbrojtës do të admirosh. Në atë kohë ishte Fabio Kanavaro, kampion i Botës dhe fituesi i “Topit të Artë”. Unë kam qenë një tifoz i madh i tij.

Numri 4? “Ky numër është i veçantë për mua sepse kur isha i ri dhe gjithashtu në skuadrën e parë luaja me këtë numër, këtu ishte i lirë. Dëgjova shumë histori në lidhje me këtë numër dhe kam një trashëgimi për të vazhduar dhe shpresoj ta mbajë lart”