", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

FOTO/ Reperi i famshëm shqiptar krijon linjën e re të veshjeve me slogan mbështetës

Gashi është një artist që na bën të ndihemi krenarë çdo ditë për shkak të arritjeve të tij në skenën muzikore.

Reperi është shumë aktiv në rrjetet e tij sociale, ku publikon foto dhe video të ndryshme nga jeta e tij e përditshme.

Reperi tashmë numëron 1 milionë ndjekës në profilin e tij në Instagram, ndërsa miliona klikime numërojnë hitet e tij në Youtube.

Së fundmi, reperi ka lajmëruar ndjekësit në llogarinë e tij të Instagram-it se shumë shpejt do të sjellë në treg linjën e tij të veshjeve, që do t’i përshtatet të gjithë personave me masën trupore aq sa është reperi vetë, pasi edhe ai vetë nuk ndihej rehat kur provonte gjithmonë rroba që s’i bënin.

“Në fillim të 2020-es, do të bashkëpunoj me një kompani për të nxjerrë linjën time të re “Gashi”. Dua të fokusohem tek dizenjimi i rrobave për njerëzit si unë, të cilët janë paksa “masë e madhe”. Dua që njerëzit të ndjejnë vetëbesim dhe rehati. Jam lodhur nga gjithçka që nuk më bën gjatë photoshoot-eve të mia dhe jam ndjerë si m*t, kështu që do të filloj të bëj një ndryshim duke nisur nga vetja ime.”- ka shkruar reperi krah postimit, ku ka marrë komente positive dhe mbështetjen e madhe të fansave.

View this post on Instagram

Starting 2020 I will partner up with a company to drop my own Gashi line. I want to focus on designing for people like me who are a bit on the “bigger side” I want people feeling confident and cozy. I really have gotten sick of nothing fitting me at my photo shoots and feeling like shit so I’m going to make a difference starting with me.

A post shared by GASHi (@gashi) on