Interi bën ofertën e dytë për Dzekon, vazhdojnë negociatat me Romën

Interi dhe Roma janë në negociata të vazhdueshme për të transferuar Edin Dzekon.

Pasi oferta e parë nga Interi është konsideruar shumë i ulët nga Roma, “Nerazzurët” vendosën të bëjnë një hap prapa në negociata, duke ofruar 13 milionë euro për kartonin e sulmuesit boshnjak.

Takimet e reja priten javën e ardhshme, pasi Interi dhe Roma do të kthehen në negociata ballë për ballë. Siç u tha, papritur ka optimizëm nga të dyja palët që marrëveshja do të përfundojë.