FOTO/ Njihu me bukuroshen që i ka ‘rrëmbyer’ zemrën De Ligt

Mbrojtësi holandez Matthijs De Ligt iu bashkua Juventusit zyrtarisht ditën e djeshme dhe është gati për të nisur një aventurë 5-vjeçare me skuadrën bardhezi.

Megjithatë 19-vjeçari nuk do të vijë vetëm në Torino, pasi në eksperiencën e parë të tij jashtë Holandës, do të shoqërohet nga e dashura Annekee Molenaar.

Kjo e fundit është mjaft aktive në rrjetet sociale, pasi kujtojmë që “thumboi” edhe Cristiano Ronaldon, kur Ajaxi eliminoi Juven nga Champions League, në sezonin që lamë pas.