Interi përpiqet të rikthejë në Serie A italianin e Manchester United

Një emër i ri ka dalë në radarin e transferimeve të Interit, ose më mirë një emër i vjetër që është përsëri në modë, e ai është Matteo Darmian.

Italiani është përfolur për një kthim në Serie A.

Duke pasur parasysh se kontrata e tij me Manchester United skadon në vitin 2020, kushtet ekonomike për ish-lojtarin e Torinos do të ishin shumë më të favorshme sesa në afatet e mëparshme të transferimit.

Për më tepër lojtari dëshiron të kthehet në Itali.

Megjithatë, Interi do të duhet të shkarkojë disa lojtarë përpara se të bëjë lëvizjen e tyre.