VIDEO/ Kukësi kalon në avantazh, Ethemi shton shpresat për kualifikim

Në “Elbasan Arena” po luhet sfida e kthimit e turit të parë të Europa League mes Kukësit dhe Debrecenit, shkruan Syri.net.

Sapo ka nisur minuta e 17-të, Ethemi merr një top brenda zone dhe me zgjuarsi godet saktë, duke kaluar Kukësin në avantazh.

Kujtojmë që ndeshja e parë ka përfunduar 3-0 për hungarezët dhe skuadrës së Ernest Gjokës i duhen të paktën edhe 2 gola të tjerë.