Loja e rrezikshme e Ramës

Vetëm  6 ditë pasi mori detyrën e ministrit të jashtëm të qeverise së re konservatore, Nikos Dendias u prit në Foggy Bottom nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo. 

Dendias zbarkoi në Washington me një kërkesë të veçantë dhe urgjente: na ndihmoni përballë provokimeve turke në Mesdheun Lindor.

Në të njëjtën ditë, Edi Rama po zhvillon një vizitë shtetërore në Ankara. Vizita e nivelit të lartë të Kryeministrit tonë, vjen në një kohë kur gjeopolitika në rajon po ndryshon me një shpejtësi të madhe në raport me Greqinë dhe Turqinë. 

1. Administrata amerikane e Presidentit Trump ka percaktuar Greqine dhe Izraelin si aleatet strategjike ne Mesdheun Lindor duke anashkaluar Turqine.

2. Bashkimi Europian kete jave ka kercenuar Turqine me sanksione ekonomike per shkak te eksplorimit nga ana e Turqise per reserva gazi ne detin mesdhe, afer Qipros duke sjelle konflikt te hapur me Greqine, dhe duke bere qe BE te mbaje anen e Greqise.

3. Dorezimin nga ana e Rusise se platformes se raketave S-400 perkunder kushtlderstise se hapur te ShBA-ve dhe NATO-s.

4. Ndalimin e shitjes se avioneve F-35 Turqise nga ana e ShBA-ve si reagim i blerjes nga ana e Turqise se raketave ruse.

5. Kercenimi nga ana e ShBA-ve me sanksione ekonomike ndaj Turqise.

6. Ofertes se re ruse per Turqine per blerjen e gjenerates se fundit te avioneve Su-35.

7. Mbeshtetjes se fshehur te Erdogan per ndryshimin e kufinjve te Kosoves, si precedent per Qipron.

Vajtja e Edi Ramës në vizitë shtetërore në Ankara në të njëjtën ditë që Ministri Grek i punëve të jashtme viziton Washingtonin, e vendos Shqipërinë në kampin e gabuar. /Syri.net