Në qoftë se jeni në kohë mos e bëni gabimin që kamë bërë unë, Rezarta Shkurta jep një këshillë

Rezarta Shkurta nuk mbetet asnjëherë larg mediave rozë.

Ajo ka postuar një foto ku me anë të një filtri ka provuar si duket me pirsing në hundë.

“Shënim për mamin: E di që ma kontrollon Instagramin, qetësohu nuk e kam shpuar vërtet hundën”, shkruan Rezarta ndërsa në postimin tjetër tregon gabimin më të madh që ka bërë në jetë.

“Gabimi më i madh që kam bërë në jetë, i kam hapur mamit Instagram. Ju që jeni ende në kohë mos e bëni ju lutem”, shkruan Rezarta duke treguar që e ëma i ka dërguar mesazh ku i thotë: “S’të ka lënë mendja besoj”.