Glover letër Veliut për bashkëpunimin në 30 Qershor

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka publikuar një letër falënderimi që ka marrë nga shefja e misionit të vëzhguesve të ODIHR, ambasadorja Audrey Glover.

Në letrën e saj thuhet që ‘Duke qenë se misioni i OSBE/ODIHR për vëzhgimin e zgjedhjeve po i afrohet fundit, më lejoni ju lutem t’ju shpreh mirënjohjen time të sinqertë për bashkëpunimin e shkëlqyer mes Policisë së Shtetit dhe misionit gjatë punës së tij në Shqipëri’.

Drejtori Veliu e shoqëron publikimin e letrës me mesazhin ‘Të inkurajuar nga mesazhi i ODIHR për bashkëpunimin për procesin zgjedhor të 30 Qershorit’.