FOTO/ U kapën ‘mat’ por Luana dhe Krenar Çoçaj nuk qenkan vetëm me pushime/ ja kush i shoqëron

Pas publikimit të këngës “Yalla Habibi” me këngëtarin e famshëm Faydee, Luana vendosi të kalonte disa ditë pushime dhe u largua nga Shqipëria, por sigurisht që jo vetëm.

Ajo u fotografua në aeroportin e Malpensas në Itali në shoqërinë e partnerit të saj të përfolur, menaxherit të njohur Krenar Çoçaj.

Prej disa kohësh flitet që ata janë në një lidhje, por nuk e kanë pranuar publikisht edhe pse janë fotografuar disa herë bashkë.

Mirëpo siç duket Luana dhe Krenari nuk janë vetëm në pushime dhe këtë na e tregoi këngëtarja shqiptare.

Luana publikoi një video në instastory ku shfaqej me motrën e saj Marinën dhe lokacioni është Milano.

Po Getoari të jetë vallë? Deri tani reperi dhe partnerja e tij s’kanë postuar asnjë foto, kështu që jemi në pritje.