FOTO/ Nuk kanë bërë shkollë të mesme por njihen nga të gjithë

Sot ata janë më të famshmit në të gjithë botën, por ka shumë prej figurave me famë botërore që nuk kanë përfunduar as shkollën e mesme.

Janë emra të njohur në botën e Hollywood-it, të cilët janë të preferuarit tanë ku kanë arritur një sukses mjaft të madh në botën e muzikës dhe aktrimit.

Ata kanë treguar mënyrën se si janë larguar nga shkolla që në moshë të vogël për të ndjekur ëndërrat e tyre.

Më poshtë do të shikoni listën e disa prej të famshmëve të cilët nuk kanë mbaruar as shkollën e mesme:

Leonardo DiCaprio

Leonardo DiCaprio la shkollën e mesme për të ndjekur aktrimin.

Më vonë ai fitoi Zhvillimin e Përgjithshëm Arsimor, duke korrur kështu sukses të madh gjatë karrierës së tij të aktrimit dhe fitoi një Oskar për punën e tij në filmin The Revenant.

Keanu Reeves

Keanu Reeves u dëbua nga shkolla në moshën 16 vjeçare, pas mosmarrëveshjeve që kishte me stafin.

“Ishte moment i tmerrshëm kur mora letrën për t’u larguar nga shkolla”, tha Reeves për DailyMail.

Emma Stone
Emma Stone la shkollën për të ndjekur aktrimin.

“Ishte gjë e mirë kur prindërit ranë dakord për këtë”- është shprehur Emma për THR, duke vazhduar më tej se të gjithë duhet të kryejnë shkollën dhe të diplomojnë.

Johnny Depp
Johnny Depp la shkollën e mesme për t’u bërë një yll roku në moshën 15 vjeçare.
 
Kate Winslet
Kate Winslet zbuloi se ajo kishte braktisur shkollën e mesme në moshën 16 vjeçare për të punuar në një ushqimore për të financuar udhëtimet e saj me tren për audicionet në Londër.