Feronikeli mëson kundërshtarin e turit të dytë të Europa League

Kampioni i Kosovës, Feronikeli, do të përballet me Slovan Bratislava në turin e dytë të Ligës së Europës.

Ashtu si Feronikeli, edhe Bratislava u eliminua nga Champions League.

Skuadra sllovake humbi 3-2 ndaj Sutjeska pas gjuajtjeve të penalltive, pasi të dy takimet u mbyllën në barazim 1-1.

Si rrjedhojë, kampioni sllovak do të përballet me klubin nga Drenasi, të cilit të martën iu shua ëndrra për ta vazhduar aventurën në Ligën e Kampioneve, pasi u mund në Prishtinë nga klubi uellsian The New Saint.