VIDEO/ Ronaldo-Higuain, duel vrapimi në stërvitjen e Juventusit

Juventusi po zhvillon përgatitjet parasezonale, dhe një pjesë prej tyre bardhezinjtë i postojnë në rrjetet sociale për të informuar fansat.

Në një video që postojnë bardhezinjtë shihen Higuain dhe Ronaldo, teksa sfidojnë njëri-tjetrin, në një duel vrapimi.

Sigurisht askush nuk ka dyshime se kush e fitoj këtë duel, sepse të gjithë e dinë aftësinë e portugezit, në këtë drejtim.

Pavarësisht se Cristiano Ronaldo është në moshën 34-vjeçare, forma e tij fizike është e pakrahasueshme, ndryshe nga argjentinasi.