Drejtori i Partizanit komenton lënien në stol të Lorenc Trashit
Drejtori i Akademisë së Partizanit, Genc Tomori, ka besim se të kuqtë mund t’ia dalin sot kundër Qarabagut, ndonëse nuk do të jetë e lehtë.
Tomori sqaron edhe pse trajneri italian Franco Lerda ka vendosur të lërë në stol Lorenc Trashin.
“Duhet të bëjmë kujdes në mbrojtje dhe të mos pësojnë gol fillimisht. Barazimi 0-0 është një rezultat pozitiv që të jep mundësi të bësh diçka edhe në transfertë. Skuadra duhet të jetë e kujdesshme deri në fund dhe të përpiqet të shënojë një gol.
Lënia jashtë e Trashit? Është zgjedhje e trajnerit. Secili trajner ka preferencat e veta. Nuk mund ta diskutojmë tani. Dihen meritat e Trashit, sepse ai ka dhënë kontribut të veçantë edhe në fitimin e titullit. Ka luajtur thuajse të gjitha ndeshjet dhe është një lojtar me vlera. Por duhet të respektojmë zgjedhjet e trajnerit”, ka thënë Genc Tomori për RTSH.