ZYRTARE/ Kieran Trippier është tashmë lojtar i Atletico Madrid

Skuadra spanjolle e Atletico Madrid, ka  konfirmuar në faqen e saj zyrtare se ka arritur të firmosë me mbrojtësin e Tottenham,Kieran Trippier.

Anglezi kështu bëhet transferimi më i ri i skuadrës madrilene.

Shifra e transferimit është rreth 30 milion euro, ndërsa detaje nga kontrata e lojtarit nuk janë bërë akoma të ditura.

Futbollisti kombëtares sonë, Elseid Hysaj, mendohej si një nga përforcimet e mundshme të “Los Colchoners” për ekipin e tyre, por me afrimin e mbrojtësit të djathtë,Trippier, mbyllet gjithçka.