Lamtumirë Juventus, Mario Mandzukic drejt ekipit të Premier League

Mario Mandzukic është nga ata lojtarë, që aq minuta sa i jepen në fushë, gjithmonë do të përpiqet  të japi maksimumin e tij.

Ai është pjesë e skuadrës së Juventus, që prej vitit 2015 kur u transferua nga Atletico Madrid, dhe në çdo ndeshje me ekipin e “Zonjës së Vjetër” ka qenë protagonist, me karakterin e tij prej luftëtari.

Por tashmë është momenti që të ardhmen ai ta mendojë larg Torinos, pasi  tekniku Sarri nuk  ka më pjesë të planeve për sezonin e ardhshëm.

The Telegraph’ raporton se sulmuesi kroat i Juventusit, po kërkohet nga Everton në Premierligë, dhe kalimi në Angli do të ishte një aventurë e re për 33-vjeçarin.